Fri, Sep 5, 2025

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, mesazhi i drejtorit të QSUNT, Florenc Spaho për mjekët: Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën

  • PublishedSeptember 5, 2025

Drejtori i QSUNT, Florenc Spaho, ka zgjedhur mesazhet e Nënë Terezës për t’i bërë thirrje stafit në këtë institucion që përveç profesionalizmit të kenë nën vëmendje marrëdhënien njerëzore me pacientin.

“Ne mund të bëjmë shumë gjëra të vogla me dashuri të madhe, thoshte plot përulësi ajo që u kushtoi jetën njerëzve të varfër, të sëmurëve dhe atyre që kërkonin një shpresë për jetën, Nënë Tereza.

Një thënie që bëhet edhe më kuptimplotë për të gjithë stafet e institucionit tonë, që krenarisht mban emrin e saj”, shkruan Florenc Spaho në urimin për ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, emrin e së cilës mban dhe ky institucion.

Duke kujtuar misionin e saj, Spaho i kërkon personelit të QSUNT, që të shohë nga kjo trashëgimi vlerash dhe të tregojë përveç profesionalizmit edhe butësinë dhe mirësinë në çdo përballje me pacientët.

“Çdonjëri që kërkon shërbim te ne është mbi të gjitha njeri, dhe një buzëqeshje e jona mund të nisë çdo ditë nga një përmirësim, sepse njerëzorja, buzëqeshja mund të sjellë përmirësimin sepse shëron zemrën, shëron shpirtin e kujtdo”, shkruan Spaho duke e mbyllur ne një shprehje të shenjtores shqiptare. “Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”