Fri, Sep 5, 2025

Spanja “çmonton” Bullgarinë, tani De la Fuente sfidon Turqinë: Do jetë një ndeshje ndryshe

  • PublishedSeptember 5, 2025

Spanja “çmonton” Bullgarinë, tani De la Fuente sfidon Turqinë: Do jetë një ndeshje ndryshe

Lojë fëmijësh për Spanjën, me “Furinë e Kuqe” që triumfoi pastër 0-3 në transfertë përballë Bullgarisë, një sukses që i jep menjëherë kreun e Grupit E. Ekipi i De la Fuentes ishte i papërmbajtshëm duke mbyllur llogaritë me vendasit që pas 38 minutash lojë.

Në aksionin e parë sulmues, në minutën e 5-të, Spanja kaloi në avantazh Oyarzabal. Kampionët në fuqi të Evropës nuk e ulën ritmin për asnjë moment dhe në minutën e 30-të ishte radha e Cucurella-s që me një goditje të fortë brenda në zonë dyfishoi shifrat, ky ishte goli i tij i parë me ekipin përfaqësues. Për të mbyllur llogaritë me Bullgarinë mendoi Merino, me këtë të fundit që i shërbyer në zonë nga Yamal trefishoi shifrat.

Në fraksionin e dytë, Spanja thjesht menaxhoi takimin, ndërsa De la Fuente nisi “valsin” e zëvendësimeve. Pavarësisht suksesit 0-3, trajneri i Spanjës nuk ishte i kënaqur me lojën e ekipit të tij, mbi të gjitha në pjesën e dytë: “Nga mungoi freskia në pjesën e dytë, por kjo është normale në këtë fazë të sezonit. Të dielën do të jetë ndryshe. Ndaj Turqisë do të përpiqem të hedh në fushë ekipin më të mirë, jemi shumë kërkues”, u shpreh De la Fuente pas ndeshjes.

Një ndeshje spektakolare rezultoi ajo ndërmjet Gjeorgjisë dhe Turqisë, dy ekipeve të tjera të Grupit E. Turqia triumfoi me rezultatin 3-2. Muldur dhe një dy herë Akturkoglu realizuan për miqtë duke sigluar shifrat në 0-3 që në minutën e 52-të. Gjeorgjianët u përpoqën të riktheheshin në lojë, por goli i dytë i Kvaratskhelia-s erdhi vonë në minutën e 98-të.

()


AlbaniaWeb.net