Fri, Sep 5, 2025

VIDEO/ Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash

  • PublishedSeptember 5, 2025

VIDEO/ Natë për t’u harruar për Kosovën, e mposht Zvicra me “poker” golash

Rrugëtimi i Kosovës në kualifikueset e Botërorit 2026 ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. “Dardanët” janë mposhtur në Bazel nga Zvicra vendase me shifrat 4-0, ku përtej rezultatit, la për të dëshiruar edhe paraqitja e skuadrës.

Zviceranët ishin dominues që nga minuta e parë dhe duke përfituar nga përgjumjet e prapavijës së Kosovës, shënuan me shumë lehtësi para Muriç, teksa shpërdoruan edhe raste të tjera.

Në pjesën e dytë ritmi ra, por me Zvicrën plotësisht në kontroll, teksa Kosova nuk pat mundësinë as të shënonte golin e flamurit në një ndeshje ku ashtu siç pritej, kishte një numër të madh tifozësh që e mbështetnin ën shkallët e stadiumit edhe pse në transfertë.

GOLI I PARE

GOLI I DYTE

GOLI I TRETE

GOLI I KATERT


AlbaniaWeb.net