Anglia nuk fal ndaj Andorrës, 3 pikë në kualifikueset e botërorit
Anglia nuk fal në shtëpi teksa triumfoi 2-0 ndaj Andorrës, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit. Pjesa e parë u vendos nga një autogol i Garcas, pas 25 minutash lojë.
Për të parë golin e dytë duhej të vinte minuta e 67-të, atëherë kur Rice shndërroi në gol një asist të James.
Anglia kryeson me 12 pikë të plota, në grupin ku është edhe Shqipëria.