Largimi i Inzaghit, Lautaro: Ishim në dijeni, folëm dhe…
Pas përfundimit të sezonit me Interin, trajneri Inzaghi vendosi që të largohej nga zikaltërit, për të kaluar te Al-Hilal.
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se për ikjen e Inzaghit ishte në dijeni prej kohësh.
“Trajneri na tha që kishte marrë një ofertë dhe që do të largohej. Ne megjithatë ishim të përqendruar për të arritur objektivat. Ka qenë gjithmonë profesionist i vërtetë dhe ndiheshim mirë me të, por secili ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e veta.
Unë fola në mënyrë të përgjithshme dhe nuk i referohesha vetëm një lojtari të caktuar si Çalhanoglu. Ishte një keqkuptim. Gjithçka u sqarua dhe tani jemi të gjithë bashkë për të arritur objektivat e këtij sezoni”, tha ai.