Sun, Sep 7, 2025

Loredana flet për eksperiencën e saj në “Goca & Gra”: E kam ndjerë veten një hap mbrapa

  • PublishedSeptember 7, 2025

Loredana flet për eksperiencën e saj në “Goca & Gra”: E kam ndjerë veten një hap mbrapa

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ishte këtë javë e ftuar në programin “She’s On Air” nëpërmjet një lidhjeje telefonike, ku ndau me dëgjuesit detaje nga rruga e saj pas reality show-t dhe eksperiencën si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”.

Brati u shpreh se prania në një panel të përbërë nga pesë vajza nuk ishte e lehtë:

‘Normalisht që në një panel në të cilin jemi pesë goca dhe gra, 5 zemra, është e vështirë që ti të gjesh atë hapësirën tënde televizive dhe kjo më mungonte. Normalisht që ato kishin dhe më shumë eksperiencë dhe ishin profesioniste në atë që bënin ndërsa për mua ishte eksperienca ime e parë në televizion në atë lloj mënyre si gazetare le të themi. E kam ndjerë veten pak një hap mbrapa, por besoj se jam tepër e justifikuar. Ishte edhe pjesa që sa kisha dalë nga BBV dhe ndihesh vërtet si në traget.’

Ndërkohë, atmosfera në panel nuk ka qenë gjithmonë pa tensione. Një moment ironik ka qenë kur Denada iu drejtua Loredanës me fjalët: “A jam e vetmja që s’të kam qejf?” – një batutë që u komentua gjerësisht si shkëndijë e rivalitetit mes vajzave në studio.

Loredana ndau edhe reflektimin e saj për jetën pas reality show-t, duke theksuar se ky tranzicion nuk është i thjeshtë:

‘Pjesa pas BBV mund të duket si shaka por që të duhet njëfarë periudhe që ta marrësh veten. Besoj se kam dalë mirë, mund të bëja më mirë sigurisht por në disa gjëra duhet eksperiencë. Jam duke punuar shumë dhe po kërkoj të jap më të mirën në televizion’