Mon, Sep 8, 2025

Pasuesi i Miles, Tirana zyrtarizon trajnerin e ri

  • PublishedSeptember 7, 2025

Pasuesi i Miles, Tirana zyrtarizon trajnerin e ri

Tirana ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi kryeqytetas ka nënshkruar me Roberto Bordin. Bordin do të pasojë Vangjel Milen, i larguar këtë fundjavë nga pankina e kryeqytetasve.

Bordin është një emër i njohur për Superioren, pasi ka drejtuar më parë Elbasanin.

Postimi:

Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Roberto Bordin.

Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që të nisë një bashkëpunim i ri.

Bordin është një emër i njohur në futbollin italian dhe ndërkombëtar, me përvojë të gjerë si trajner. Ai ka drejtuar ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftçi Baku, Triestina, si dhe Kombëtaren e Moldavisë.

I urojmë trajnerit mirëseardhje dhe suksese në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu.

KF Tirana njofton gjithashtu arritjen e marrëveshjes me zëvendës trajnerin Marco Veronese.

Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që ai të bëhet pjesë e stafit teknik të drejtuar nga trajneri Roberto Bordin.

Veronese sjell me vete një përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner. Në karrierën e tij si trajner, ka qenë pjesë e projekteve serioze në Itali, ndërsa në nivel ndërkombëtar ka shërbyer edhe si zëvendës trajner i Kombëtares shqiptare gjatë periudhës së suksesshme nën drejtimin e Gianni De Biasi, çka e bën njohës të mirë të realitetit të futbollit shqiptar.

E mirëpresim Veronese dhe i urojmë suksese në punën e tij me ekipin bardheblu!


AlbaniaWeb.net