Sun, Sep 7, 2025

Real Madrid, mbrojtësi mohon thashethemet e largimit

  • PublishedSeptember 7, 2025

Real Madrid, mbrojtësi mohon thashethemet e largimit

Mbrojtësi austriak, David Alaba thyen heshtjen pas thashethemeve për largimin e tij nga Real Madridi. Alaba u shpreh se diçka e tillë, nuk është aspak e vërtetë.

“Kam qenë në futboll mjaftueshëm gjatë për të ditur se thashethemet janë pjesë e punës.

Nuk ndalem shumë tek ato dhe qesha shumë sepse asgjë nuk ishte e vërtetë. Tani ndihem mirë, jam përmirësuar shumë kohët e fundit”, tha lojtari i Realit.


AlbaniaWeb.net