Tirana nuk pret, largon trajnerin Mile
Vetëm 2 ndeshje ka zgjatur aventura e Vangjel Miles në stolin e Tiranës. Sipas asaj që shkruan Panorama Spor, klubi bardheblu ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin.
Skuadra kryeqytetase nuk e nisi mirë kampionatin, teksa barazoi me Bylis dhe u mund nga Vora.
Tirana është vendosur menjëherë në kërkim të teknikut të ri pasi koha nuk premton shumë. Përflitet se Roberto Bordin, i cili ka drejtuar më parë Elbasanin, do të ulet në pankinën e gjigandëve të Superiores. Tirana synon që të zhvillojë një sezon pozitiv, duke bërë të harrohet sezoni i kaluar, ku siguroi mbijetesën vetëm në fund.