Trajneri i Kosovës: I kemi analizuar gabimet ndaj Zvicrës, pres reagim nga skuadra
Tekniku i Kosovës, Franco Foda tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Suedisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.
“Kemi qenë të vetëdijshëm që Zvicra ka një ekip shumë të fortë. Duke qenë se Zvicra ka një ekip shumë të fortë. Nuk përmbyllet gjithçka me një lojë.
Në pjesën e dytë kemi treguar një lojë pak më të mirë. Dje i kemi analizuar gabimet në thelb veç e veç kundër Zvicrës. Tani jam shumë i bindur se kundër Suedisë do të bëjmë një ndeshje të mirë”.
“Amir Rrahmani është ndër lojtarët më të rëndësishëm. Ai pati një lëndim në ndeshjen e kaluar. Si kapiten dhe lider i ekipit patjetër do të na mungojë. Kemi mjaftueshëm mbrojtës për ta zëvendësuar kapitenin”, tha Foda.