“A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…”/ Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana Gjatës
Prej disa kohësh i tërhequr nga jeta publike dhe larg skenës, kantautori Flori Mumajesi ka zgjedhur sërish të komunikojë me publikun përmes një postimi enigmatik në rrjetet sociale. Një “Instastory” ai ka ndezur kureshtjen e ndjekësve,.
Në videon e publikuar, ekrani është i mbuluar nga errësira, ndërsa në sfond dëgjohet një audio me tone të forta dhe të ngarkuara emocionalisht. Mes zërave të përfshirë në regjistrim dallon qartë edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila shfaqet duke thënë me vendosmëri: “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do në jetën tënde, thuaj të drejtën tani.” Përballë saj, Mumajesi dëgjohet i pasigurt, duke u përgjigjur shkurt: “S’e di.”
Audioja vijon me vargje të këngës së tij të njohur “Pa jetë”:
“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri.”
Ky kombinim i dialogut intim dhe vargjeve artistike e bën postimin edhe më të paqartë dhe intriguese.
Në fund, kantautori dëgjohet sërish duke thënë: “Historinë nuk e bën dot vetë”, ndërsa videoja mbyllet me një kor fëmijësh që këndon të njëjtën këngë, duke i dhënë gjithë materialit një atmosferë të fortë dramatike dhe reflektuese.
Reagimet e publikut nuk kanë munguar. Shumë fansa po spekulojnë se ky mund të jetë një paralajmërim për rikthimin e artistit në muzikë, pas një periudhe të gjatë heshtjeje. Të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për një reflektim personal mbi të kaluarën dhe marrëdhëniet e tij.