Çfarë ndodhi? Azet i thotë lamtumirë muzikës për një periudhë kohe
Reperi i njohur Azet ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për fansat e tij përmes rrjeteve sociale. Ai ka bërë të ditur se për arsye familjare është i detyruar të anulojë të gjitha koncertet e planifikuara për këtë vit, përfshirë edhe Release-Show që do të zhvillohej më 19 shtator.
“Më vjen vërtetë shumë keq, sepse isha gati dhe i gëzuar që do t’ju takoja, por për momentin nuk është e mundur për mua të mbaj këto shfaqje,” ka shkruar Azet në postimin e tij.
Megjithatë, artisti nuk i ka lënë fansat pa një lajm të mirë. Ai ka konfirmuar se, ashtu siç ishte parashikuar, albumi i tij i ri “Playboys im AMG” do të publikohet më 19 shtator. Azet ka shprehur emocionin e tij për këtë projekt, duke shtuar se do të sjellë gjithashtu një këngë të re me një kombinim unik, të cilin nuk e ka sjellë më parë për publikun.
“Ndonjëherë në jetë ndodhin gjëra që nuk mund t’i planifikojmë,” theksoi ai. “Prandaj, tani më duhet të tërhiqem për një kohë, por do të kthehem më i fortë se kurrë!”
Në fund, Azet falënderoi fansat për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme, duke shprehur se do të rikthehet në skenë më shumë energji dhe motivim.
“Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj dhe mirëkuptimin,” ka shkruar ai.