Humbja e thellë ndaj Spanjës, Montella: Jemi të zhgënjyer
Numri një i stolit të Turqisë, Montella bëri analizën e tij për humbjen 6-0 ndaj Spanjës.
“Jemi të gjithë shumë të zhgënjyer, kjo dhemb si për lojtarët ashtu edhe për tifozët. Jam i mërzitur edhe me rezultatin. Në fillim patëm disa raste, por nuk i shfrytëzuam, ndërsa kundërshtari shënoi dy herë. Në një situatë të tillë, besimi zhduket.
Spanja fitoi çdo duel në çdo pjesë të fushës, kjo nuk kishte të bënte me taktikat.
Ky është një ekip në zhvillim, me hapësirë për t’u rritur. Nëse veprojmë me mençuri, do të nxjerrim mësimet e nevojshme nga kjo humbje”- tha Montella.