Mon, Sep 8, 2025

Rezulton me doping, pezullim i gjatë për lojtarin e La Liga

  • PublishedSeptember 8, 2025

Rezulton me doping, pezullim i gjatë për lojtarin e La Liga

UEFA ka pezulluar lojtarin e Athletic Bilbaos, Yeray Alvarez, deri më 2 prill 2026. Lojtari spanjoll rezultoi pozitiv në një test dopingu më 1 maj, pas një ndeshjeje të Europa League.

Testet zbuluan praninë e karenonit, një substancë e ndaluar.Dënimi është jashtëzakonisht i rëndë: një pezullim 10-mujor për qendërmbrojtësin e Athletic Bilbaos. Alvarez mund të rikthehet të luajë saktësisht pas 206 ditësh.


AlbaniaWeb.net