Santos largohet nga Azerbajxhani, projektohet rikthimi i De Biasi-t
Asnjë fitore në 11 ndeshje, vetëm 2 barazime dhe plot 9 humbje. Këto janë shifrat e Fernando Santos në stolin e Azerbajxhanit, me teknikun portugez që paraqiti dorëheqjen pas humbjes së rëndë 5-0 të pësuar përballë Islandës.
Në një intervistë për mediat portugeze, Santos theksoi se kishte paraqitur dorëheqjen e tij me efekt të menjëhershëm.
Sipas Sky Sport, nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të Gianni de Biasit në stolin azer. Kujtojmë që ish trajneri i Shqipërisë drejtoi përfaqësuesen e Azerbajxhanit nga korriku i vitit 2020 deri në nëntor 2023.
()