Mon, Sep 8, 2025

Skuka dhe Garsia bëjnë paqe, dibranit i hiqet shiriti i kapitenit te Partizani

  • PublishedSeptember 8, 2025

Skuka dhe Garsia bëjnë paqe, dibranit i hiqet shiriti i kapitenit te Partizani

Partizani luajti me Besën një miqësore, që dha po ashtu informacion pas situatës së krijuar mes Skukës dhe Garsis. Sulmuesi dibran u aktivizua titullar ndaj Besës, ndërsa nuk mbajti shiritin e kapitenit.

Ishte portieri Qirko, të cilit i kishte kaluar shiriti për sfidën në “Niko Dovana”. Paulo Buxhelaj ndërkohë ishte kapiteni i pjesës së dytë te Partizani. 22- vjeçari u aktivizua nga stoli. Kjo tregon se pas Prekës, sipas hierarkisë do i takojë atij shiriti ose Sembenes.

Mbrojtësi nga Senegali mungoi për shkak dëmtimi. Pas tyre vjen edhe Qirko, që duke qenë titullar i padiskutueshëm mund ta gëzojë shiritin më shpesh. Siç ndodhi edhe me Besën. Skuka dhe Garsia e nisën bashkë nga minuta e parë. Madje në golin e sulmuesit dibran, ishte Garsia që iu afrua i pari për të festuar. Kjo tregon se gjithçka është sheshuar mes dyshes së sulmit, pas episodit të pazakontë në javën e fundit.


AlbaniaWeb.net