Mon, Sep 8, 2025

US Open/ Alcaraz “rrëzon nga froni” Sinner-in, spanjolli triumfon 3-1 në finalen e madhe të turneut amerikan

  • PublishedSeptember 8, 2025

US Open/ Alcaraz “rrëzon nga froni” Sinner-in, spanjolli triumfon 3-1 në finalen e madhe të turneut amerikan

Carlos Alcaraz është i riu mbret i Us Open dhe i renditjes botërore. Në Flushing Meadows, kampioni spanjoll mundi Jannik Sinner-in, që ishte dukshëm jo në formën e tij optimale, në finale me shifrat (2-6, 6-3, 1-6, 4-6), duke fituar Grand Slam-in e tij të gjashtë dhe duke kaluar italianin në krye të renditjes ATP, duke u bërë numri një i ri i botës. Në fushën e Arthur Ashe nën vëzhgimin edhe të Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe shumë yjeve të tjerë të artit botëror, Carlos nisi fort sfidën, duke komanduar lojën me goditjen e tij të drejtpërdrejtë nga qendra e fushës dhe duke fituar setin e parë me dy break.

Në pjesën e dytë, Jannik shërbeu më mirë, manovroi me më shumë rend dhe e barazoi rezultatin duke rritur ritmin e këmbimit. Reagimi i tij nuk ndikoi në planin taktik të spanjollit. Sërish në sulm, i qëndrueshëm në variacionet e tij dhe i ashpër me goditjet e tij të kthimit nga linja e anës, Alcaraz i dha vetëm një game italianit në setin e tretë teksa Sinner arriti të fitonte vetëm 1 Game, ndërsa më pas në setin e 4 do të ishte sërish spanjolli që e mbylli ndeshjen duke vazhduar të luajë dhe të shërbejë në mënyrë agresive deri në 6-4 përfundimtar.

Sinner komplimentoi në përfundim të ndeshjes Alcaraz, duke pranuar se kishte dhënë gjithçka në fushë, por spanjolli ishte më lart se sa ai. Në këtë mënyrë Alcaraz ngjitet në majën e renditjes së tenistëve botëror, duke “rrëzuar nga froni” Sinnerin pas plotë 65 javëve, kur italiani mbajti primatin në renditjen ATP.


AlbaniaWeb.net