Volejboll për femra/ 23 vite pritje, Italia shpallet kampione e Botës, azzuret mposhtin Turqinë
23 vite pas arit të Berlinit, vajzat e Italisë në volejboll ngjiten në shkallën më të lartë të podiumit në Botëror, falë fitores së 36-të radhazi, padyshim më e bukura dhe ndër më të vuajturat. Sepse vajzat “azzurre” kaluan dy herë në avantazh dhe po aq herë pësuan “blackout”-e, që i kthyen turket në lojë, të cilat shpërthyen me një Vargas të papërmbajtshme në disa momente. Por sulmuesja e jashtëzakonshme kubane e natyralizuar turke u neutralizua në “tie-break”-un vendimtar, ku Orru dhe shoqet gjetën vazhdimësinë në bllok që iu kishte munguar në katër setet e para dhe që bëri diferencën.
Italia fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të volejbollit për femra. Në Bangkok (Tajlandë), vajzat e Velasco-s përsëritën suksesin e vitit 2002, duke mundur në një finale shumë të ekuilibruar Turqinë e drejtuar nga Daniele Santarelli me rezultatin 3-2 (25-23, 13-25, 26-24, 19-25, 15-8). Shumë të afta vajzat “azzurre” që nuk u demoralizuan përballë një Vargas-i të papërmbajtshëm (33 pikë) dhe bënë diferencën në “tie-break”-un vendimtar me katër blloqe radhazi, i fundit nga Sylla (19 pikë). Shënuesja më e mirë e vajzave italiane ishte Egonu (22), duke qenë absoultisht lojtarja lider tek azzurret e teknikut Velasco.
“Mitike” dhe “Heroike” ishin titujt kryesor të dy të përditshmeve italiane “La Gazzeta dello Sport” dhe Corriere dello Sport, me triumfin e kombëtares italiane që pushtoi faqet e para të mediave në Itali.

