Wed, Sep 10, 2025

Anglia “çmonton” Serbinë, feston edhe Shqipëria, Tuchel perfekt në stolin e “Tre Luanëve”

  • PublishedSeptember 10, 2025

Anglia “çmonton” Serbinë, feston edhe Shqipëria, Tuchel perfekt në stolin e “Tre Luanëve”

Anglia dhuron spektakël brenda në Beograd, “çmonton” Serbinë me rezultatin e thellë 5-0 duke udhëhequr të qetë Grupin K, 5 ndeshje 15 pikë të plota. Festojnë për këtë sukses të Anglisë edhe tifozët kuqezi, ky ishte një asisit i pastër që “Tre Luanët” i dhuruan Shqipërisë. Ecuria e Thomas Tuchel në krye të Anglisë është thjesht perfekte, jo vetëm 5 fitore, por ekipi i tij ka realizuar 13 gola dhe nuk ka pësuar asnjë. Pas 4 ndeshjeve, me në fund, Tuchel gjen “recetën” fituese, këtë herë faza e tij ofensive shpërtheu, për fatin e mirë e bëri kundër Serbisë.

Harry Kane hapin siparin e golave, me kapitenin që me kokë brenda në zonë dërgoi topin në cepin e portës në minutën e 33-të. Dy minuta më pas, ishte Madueke që dyfishoi shifrat. Anglia nuk e uli ritmin as në fraksionin e dytë, me Konsa që në minutën e 52-të realizoi edhe golin e tretë. Me Serbinë në përpjekje për t’u rikthyer në lojë, Anglia i kapi sërish “mat” në minutën e 75-të duke kompletuar pokerin e golave. Në fund, në minutën e 90-të kishte kohë edhe për një tjetër gol, me Rashford që fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, sulmuesi i Barcelonës u tregua i saktë duke kompletuar matinën e golave.

Pas këtij suksesi 5-0 në Beograd, Anglia rezervon një biletë për në SHBA, kualifikimi si kokë grupi është thjesht çështje kohe dhe shifrash. Me 8 pikë, Anglia ndiqet nga Shqipëria, ndërsa në vendin e tretë me 7 pikë renditet Serbia.

()


AlbaniaWeb.net