Wed, Sep 10, 2025

Cancelo nderon Portugalinë, në Budapest Iberikët shijojnë suksesin pas 90 minutave emocionuese

  • PublishedSeptember 10, 2025

Cancelo nderon Portugalinë, në Budapest Iberikët shijojnë suksesin pas 90 minutave emocionuese

Portugalia arrin një sukses me tepër vlerë në Budapest, teksa mposhti Hungarinë 2-3, në një sfidë shumë emocionuese, të dyja skuadrat që brenda 90 minutave ishin shumë pranë suksesit final, por në fund ata që festojnë ishin miqtë e Cristiano Ronaldos.

Sfida nisi me gol për hungarezët me Vargan që godet saktë në minutën e 21 për golin e avantazhit për vendasit. Reagimi i kombëtares së Roberto Martinez do të vinte 9 minuta nga fundi i frakiosnit të parë me Bernardo Silvën që do të rivendoste ekuilibrin. Portugezët do të kompletonin përmbysjen e rezultatit në pjesën e dytë falë një 11 metërshi të shndërruar në gol nga Ronaldo.

Megjithatë vendasit nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre të fundit pasi në të 84 do të ishte sërisht Varga që do të shënonte duke e çuar rezultatin në barazim 2-2. Por entuziasmi i vendasve do të zgjaste vetëm 2 minuta lojë, kjo pasi Joao Cancelo, do të rikthente në avantazh portugezët, duke festuar një 3 pikësh shumë të rëndësishëm, që i mban iberikët në krye të Grupit F, pas dy raundeve të para, aty ku Portugalia ka pikë të plota 6, falë dy fitoreve, ndërsa Hungaria mbetet në kuotën e 1 pike.


AlbaniaWeb.net