Wed, Sep 10, 2025

Greqi-Turqi përballje “zjarri”, përcaktohet çifiti i parë gjysmëfinalist në Evropianin e basketbollit

  • PublishedSeptember 10, 2025

Greqi-Turqi përballje “zjarri”, përcaktohet çifiti i parë gjysmëfinalist në Evropianin e basketbollit

Në kampionatin Europian të Basketbollit Greqia u kualifikua, pas suksesit 87-76 kundër Lituanisë, në gjysmëfinalet e Eurobasket pas 16 vitesh, me helenët që kishin prekur këtë faze për here të fundit që në vitin 2009.

Skuadra e udhëhequr nga Giannis Atetokumpo fitoi ndaj Lituanisë 76-87 dhe tani do të luftojnë kundër Turqisë (12/9) për një vend në finalen e madhe të EuroBasket 2025.

Greqia e ka hedhur poshtë kështu mallkimin e e medaljeve që nga viti 2009.  Ekipi helen kishte epërsinë për pjesën më të madhe të ndeshjes, duke luajtur basketboll dominues në disa momente, me Toliopoulos që bënte lojëra, Giannis që i mposhti… lituanezët me forcë dhe Papanikolaou që vazhdoi performancat e tij të shkëlqyera në turne.

Greqia do të përballet me Turqinë, e cila nga ana e saj kaloi pengesën e Polonisë me protagonist Alperen Sengun, me basketbollisitn e Houston Rockets që realizoi një triple double, falë 19 pikëve, 12 rebaundeve dhe 10 assiteve.

Derbi i ballkanit Greqi-Turqido të luhet të premten.


AlbaniaWeb.net