Lajm i mirë për Dortmund, lojtari rikthehet pas 5 muajsh
Pas një mungese 5 mujore për shkak të një dëmtimi, mbrojtësi i Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck, është rikthyer në stërvitje.
Sipas Kicker, Schlotterbeck, i cili pësoi një këputje të meniskut në fillim të prillit, ka përfunduar një hap tjetër të rehabilitimit të tij. Në bazë të asaj që shkruhet, ende nuk dihet se kur lojtari do të mund të luajë. Ai është pjesë e Dortmund prej 3 vitesh.
(J.S/)