Partizani nuk i rinovoi kontratën dhe e largoi, sulmuesi prezantohet zyrtarisht në kampionatin e njohur
Aventurë e re për ish-sulmuesin e Partizanit, Blesing Eleke. Futbollisti nigerian, sot është prezantuar zyrtarisht si pjesë e skuadrës së Kolorsiti Kazincbarcika në elitën e futbollit hungarez.
Eleke u bë pjesë e Partizanit në muajin janar dhe shihej si një përforcim cilësor i të kuqve. Ai la shenjë me tre gola në radhët e kësaj skuadre, duke u aktivizuar në 9 ndeshje. Por në fund nuk u cilësua në lartësinë e duhur nga klubi, që nuk i rinovoi kontratën në verë dhe e la të largohej.
Me sa duket hungarezët kanë parë te ai cilësitë që Partizani nuk i ka parë dhe i kanë besuar nigerianit një vend në radhët e tyre në një kampionat shumë rivalizues siç është ai hungarez, ku Kolorsiti u ngjit në elitë në këtë edicion.