Terroristët e Banjskës në stadium/ Banda e Radiçiçit në ndeshjen Angli-Serbi, thirrje nacionaliste kundër Kosovës
Disa nga personat e përfshirë në aktakuzën për sulmin terrorist në Banjskë, janë parë mbrëmë në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes Serbi-Angli, ku nuk kanë munguar as thirrjet nacionaliste.
Bëhet fjalë për Stefan Jovanoviç, Stefan Radojkoviç, Marjan Radojeviç dhe Daniel Gjukiç, të gjithë të lidhur ngushtë me grupin e Milan Radoiçiçit, i konsideruar organizatori kryesor i sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Në pamje të publikuara në rrjete sociale dhe media, katër të dyshuarit janë parë duke bërë thirrje nacionaliste, përfshirë parullën provokuese “Kosova është Serbi”, në një atmosferë që shpesh herë ka tejkaluar natyrën sportive të eventit.