Ritakim me historinë, më 11 tetor në Beograd, Shqipëria synon mrekullinë
Suksesi kundër Letonisë ishte jetik, kjo pasi çdo përfundim tjetër na nxirrte nga loja, pikërisht tek ky detaj u ndal edhe trajneri Sylvinho, tek fakti që Shqipëria shkon në Serbi, në sfidën e radhës, si një ekip që pretendon ende vendin e dytë në grup. Me një ndeshje më pak se Serbia, dhe pas hapit fals kundër Letonisë në transfertë, tani Shqipëria është e detyruar të fitojë kundër Serbisë, për të qenë zot i fatit të sajë. Me 11 tetor, “shqiponjat” fluturojnë në Beograd me një objektiv të qartë dhe të vetëm, të fitojnë kundër Serbisë:

“Botërori i Shqipërisë në shenjën 11. Kuqezinjtë luajnë sërish shansin e madh në sfidën e tetorit. Kombëtarja tenton historinë, mund të sigurojë play-off”, shkruan Panorama Sport në faqen e parë.
Sigurisht të thyesh Serbinë nuk është e lehtë, por as e pamundur, këtë e vërtetuam edhe në sfidën e parë në “Air Albania” ku ishim dominues, na dënoi vetëm ajo penallti e humbur nga Rey Manaj. E kemi vërtetuar edhe 11 vite më parë, po në Beograd, ku pavarësisht kaosit me tifozët, luajtëm si “luanë”. Nëse Shqipëria del me 3 pikë nga Beogradi nuk është e detyruar të kthej kokën pas për të kuptuar se çfarë bëjnë rivalët.

Pas Serbisë, më 13 nëntor, Shqipëria udhëton në transfertë përballë Andorrës, ndërsa mbyll fazën kualifikuese kundër Anglisë në “Air Albania” me 16 nëntor. Aktualisht, Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në kuotën e 8 pikëve, një më pak se Serbia, por ballkanasit kanë një ndeshje më pak në dispozicion.
()