Thu, Sep 11, 2025

VIDEO/ Goli i parë në kampionat, Manaj shënon në Emiratet e Bashkuara Arabe

  • PublishedSeptember 11, 2025

VIDEO/ Goli i parë në kampionat, Manaj shënon në Emiratet e Bashkuara Arabe

Rey Manaj ka shënuar golin e parë në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe, me fanellën e Al Sharjah.

Ai përktheu në gol një penallti, duke ndëshkuar në fundin e sfidës skuadrën e Khorfakkan (Takimi përfundoi 2-2).

Kujtojmë që Manaj luajti 33 minuta në këtë ndeshje, ndërsa vetëm dy ditë më parë, ishte i impenjuar me Shqipërinë në Kualifikueset e Botërorit. Sulmuesi i kombëtares u transferua te Al Sharjah në verë nga skuadra e Sivasspor.

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net