Fri, Sep 12, 2025

“Isak ndër më të mirët në botë”, Slot vlerëson blerjen e re, por frenon debutimin e suedezit me “The Reds”

  • PublishedSeptember 12, 2025

“Isak ndër më të mirët në botë”, Slot vlerëson blerjen e re, por frenon debutimin e suedezit me “The Reds”

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, ka folur për merkato-n e fundit dhe për angazhimin e klubit në përforcimin e skuadrës. Slot ka theksuar se, megjithëse sezoni i kaluar ishte mjaft i qetë në këtë aspekt, ai është veçanërisht i kënaqur me arritjen e marrëveshjes për sulmuesin suedez, Alexander Isak.

“Ka ndodhur shumë në ditën e fundit të merkatos, diçka që nuk ka ndodhur shpesh. Por ajo që më gëzon më shumë është se marrëveshja për Isak u arrit”, tha Slot.

Për sa i përket gatishmërisë së Isak, trajneri theksoi se, megjithëse ai është një nga sulmuesit më të mirë të momentit, do të duhet një kohë e caktuar për ta rikthyer atë në formë optimale. “Isak ka kaluar një periudhë të gjatë pa stërvitje me skuadrën, duke humbur disa muaj trajnimesh, kështu që nuk mund të presim që ai të luajë 90 minuta që nga fillimi. Ai ka nevojë për një rikuperim të gradualt”, theksoi ai.

Kështu, për momentin, tifozët e Liverpool-it mund të presin që Isak të kontribuojë në skuadër, por në një formë të kujdesur dhe të menaxhuar me shumë vëmendje për të shmangur ndonjë problem fizik në të ardhmen.


AlbaniaWeb.net