Fri, Sep 12, 2025

Kush është Tyler Robinson, vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk? I riu ia rrëfeu krimin mikut të tij!

  • PublishedSeptember 12, 2025

Kush është Tyler Robinson, vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk? I riu ia rrëfeu krimin mikut të tij!

Autoritetet amerikane kanë arrestuar 22-vjeçarin Tyler Robinson në Utah, i dyshuar si autor i vrasjes së aktivistit konservator dhe influencuesit politik Charlie Kirk. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi arrestimin, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm për zbardhjen e ngjarjes.

Sipas hetimeve, Robinson u arratis pas vrasjes, por më pas u identifikua falë disa mesazheve të dërguara në platformën Discord, ku i rrëfeu një miku të tij krimin. Ai shkroi fraza provokuese si “Bella ciao” dhe “Hej fashist, merre këtë”. Hetuesit gjetën pranë tij një pushkë dhe dylbi të mbështjellë me një copë të errët, që besohet se u përdorën në krim.

Nëna e 22-vjeçarit e përshkroi të birin në rrjetet sociale si një student të shkëlqyer, duke kujtuar se kishte fituar një bursë prej 32,000 dollarësh në Universitetin Shtetëror të Utah-ut. Megjithatë, imazhet e shpërndara nga FBI-ja ishin aq të qarta, saqë babai e njohu menjëherë. Familja e tij, sipas guvernatorit të Utah-ut Spencer Cox, mori vendimin ta dorëzonte tek autoritetet.

“Falënderoj forcat e rendit për veprimin e shpejtë dhe familjen e Tyler që bëri gjënë e duhur”, u shpreh Cox, duke shtuar se ngjarja përbën “një ditë të tmerrshme për vendin dhe për shtetin e Utah-ut”.

Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë. Një i afërm i Robinson deklaroi për hetuesit se ai ishte bërë së fundmi më i përfshirë në politikë dhe kishte shfaqur armiqësi të hapur ndaj Kirkut.