Arsenali mund Nottingham, 3 gola në Londër
Arsenali ka triumfuar pastër 3-0 ndaj Nottingham, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në kampionat. Në pjesën e parë, të besuarit e Artetas iu falën golit të Zubimendit, të realizuar pas 32 minutash lojë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Gyokeres dyfishoi rezultatin. Në të 79-tën, Zubimendi kompletoi dopietën personale. Arsenal ka 9 pikë, ndërsa Nottingham ka 4 pikë.
(J.S/)