Sat, Sep 13, 2025

Botërori i Mundjes, Dudaev bie që në start, shkëlqen Abakarov

  • PublishedSeptember 13, 2025

Botërori i Mundjes, Dudaev bie që në start, shkëlqen Abakarov

Shkroi historinë në Lojërat Olimpikë duke i dhuruar Shqipërisë medalje bronzi, por aventura në Botërorin e Mundjes nuk filloi si duhet për mundësin kuqezi Islam Dudaev. As shorti nuk ishte në favor teksa rivali i parë ishte kampioni i botës, Iszmail Muszukajev.

Dudaev i cili në këtë Botëror garon në peshën deri 70 kg në mundjen e lirë zhvilloi një ndeshje fortë deri në fund. Ishte i parë që kaloi në avantazh, duke fituar 1 pikë, por në fund ishte Muszukajev që barazoi 1-1 dhe në bazë të kritereve të përcaktuara kaloi më tej.

Pavarësisht humbjes në sfidën e parë, ekziston mundësia që Dudaev të ripeshkohet në vijim të këtij turneu.

Kalon me sukses ndeshjen e parë mundësi tjetër Zelimkhan Abakarov. Në peshën 61 kg, Abakarov zhvilloi një ndeshje perfekte duke triumfuar pastër 3-0 përballë mundësit nga Turqia.

()


AlbaniaWeb.net