Sat, Sep 13, 2025

Spektakël i Ercan Osmanit, dërgon Turqinë në finalen e Evropianit, tani sfidon Gjermaninë (VIDEO)

  • PublishedSeptember 13, 2025

Spektakël i Ercan Osmanit, dërgon Turqinë në finalen e Evropianit, tani sfidon Gjermaninë (VIDEO)

Gjermani-Turqi është finalja e madhe e Evropianit në Basketboll për Meshkuj. Kjo pritet të jetë një super sfidë, në një kohë kur dy përfaqësueset dominuan në gjysmëfinalet respektive. Asnjë surprizë në takimin Gjermani-Finlandë, me kampionët e botës që triumfuar në shifrat 98-86. Për Gjermaninë diferencën e bënë Schroder me 26 pikë dhe Franz Wagner me 22 pikë.

Dominoi totalisht gjysmëfinalen tjetër Turqia duke mposhtur Greqinë me rezultatin e thellë 94-68. Lojtari i ndeshjes për përfaqësuesen turke ishte basketbollisti shqiptar, Ercan Osmani i cili realizoi 28 pikë duke eklipsuar edhe yllin e NBA, Giannis Antetokounmpo i cili nuk shkoi më shumë se 12 pikë.

Gjermani-Turqi, finalja e kampionatit Evropian për meshkuj do të luhet të dielën në orën 20:00 në Riga të Letonisë.

()


AlbaniaWeb.net