Sat, Sep 13, 2025

Taylor Swift do të dëshmojë në çështjen ligjore mes Blake Lively dhe Justin Baldoni

  • PublishedSeptember 13, 2025

Taylor Swift do të dëshmojë në çështjen ligjore mes Blake Lively dhe Justin Baldoni

Sipas raportimeve të Daily Mail, një gjykatës ka vendosur që këngëtarja të përfshihet në listën e dëshmitarëve, për shkak të komunikimeve të mundshme mes saj dhe Lively-t që lidhen me filmin It Ends With Us, ku Baldoni është producent dhe aktor kryesor.

Dëshmia e mundshme e Swift pritet të ndodhë gjatë javës që nis më 20 tetor, nëse gjykata miraton një shtyrje të seancës. Burime pranë çështjes thonë se ajo është përfshirë në mënyrë të paqëllimtë në këtë betejë ligjore dhe se marrëdhëniet e saj me Lively kanë pësuar ftohje kohët e fundit, duke shtuar tensionin mes dy mikeshave të ngushta.

Nga ana tjetër, Blake Lively ka ngritur akuza të rënda ndaj Baldonit, duke e paditur për ngacmim seksual dhe krijimin e një ambienti toksik pune. Aktori i ka mohuar kategorikisht pretendimet, ndërsa padia e tij e kundërt për shpifje është hedhur poshtë nga gjykata.

Situata është bërë edhe më e ndërlikuar pasi një tjetër individ ka dalë publikisht me akuza për sjellje abuzive verbale ndaj Baldonit. Lively kërkon dëmshpërblime të mëdha financiare dhe akuzon kompaninë e tij, Wayfarer Studios, për padi hakmarrëse dhe tentativa për të dëmtuar imazhin e saj.

Dosja përfshin gjithashtu pretendime për kërcënime të bëra nga bashkëthemeluesi i studios, Steve Sarowitz, kundër aktores dhe bashkëshortit të saj, aktorit Ryan Reynolds. Gjykata ka rrëzuar edhe një padi për shpifje të Baldonit ndaj The New York Times, duke theksuar se raportimi i gazetës mbështetej në dokumente zyrtare dhe ishte i mbrojtur ligjërisht.