Mon, Sep 15, 2025

Barcelona “torturon” Valencian, gjashtë gola dhe spektakël

  • PublishedSeptember 14, 2025

Barcelona “torturon” Valencian, gjashtë gola dhe spektakël

Barcelona mund me goleadë 6-0 Valencian, në përballjen e La Liga. Pjesa e parë u “vulos” nga një gol i  Lopez, pas gjysmë ore lojë.

Në pjesën e dytë spikatën Raphinha dhe Lewa me nga dy gola, sakaq Lopez kompletoi dopietën. Barça është në vendin e dytë me 10 pikë, 2 pikë më pak se Reali kryesues. Ndeshja e radhës në kampionat për të besuarit e Flick është ndaj Getafes me 21 shtator.

Valencia do sfidojë Bilbaon në Mestalla.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net