Mister rreth Melinda Ademit, artistja shkëputet nga muzika për disa kohë
Prej disa javësh, fansat kanë vënë re mungesën e Melinda Ademit në rrjete sociale, gjë që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe shqetësim tek ata që e ndjekin vazhdimisht. Këngëtarja e njohur për hitet e saj është zhdukur nga sytë e publikut pa dhënë asnjë shpjegim, duke lënë hapësirë për aludime të ndryshme.
Sipas burimeve pranë Prive By Liberta Spahiu, Melinda ka vendosur të marrë një pauzë nga muzika. Arsyet që e kanë çuar në këtë vendim mbeten ende të panjohura, por ajo që dihet me siguri është se bëhet fjalë për një shkëputje të planifikuar.
Pavarësisht shqetësimit të fansave, këngëtarja thuhet se është mirë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë problem shëndetësor. Megjithatë, periudha e kësaj mungese nuk është e përcaktuar, nuk dihet nëse do të zgjasë disa muaj apo më shumë.
Ky vendim i papritur ka lënë publikun e saj në pritje, ndërkohë që muzika shqiptare do të ndjejë përkohësisht mungesën e një prej artisteve më të dashura dhe më me ndikim të viteve të fundit.
Ndërkohë, fansat e saj shpresojnë që kjo pauzë të sjellë edhe një rikthim të fuqishëm, me projekte të reja dhe surpriza muzikore që vetëm Melinda di t’i sjellë. Deri atëherë, mbetet për t’u parë nëse këngëtarja do të thyejë heshtjen dhe të ndajë diçka më shumë me publikun.