Javier Bardem shfaqet me një shall palestinez në Emmy 2025, ja mesazhi që dërgoi për Gazën
Në ceremoninë e 77-të të çmimeve Emmy, disa nga yjet më të mëdhenj të industrisë televizive shfrytëzuan mundësinë për të shprehur kundërshtimin ndaj luftës në Gaza. Aktorë dhe aktore të njohur mbajtën distinktivin e kuq të iniciativës “Artists4Ceasefire”, një thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe ulje të tensioneve midis Izraelit dhe Gazës.
Hannah Einbinder, aktorja e serialit Hacks, e cila fitoi çmimin për Aktoren më të Mirë Mbështetëse, mbante distinktivin në fjalimin e saj të pranimit, duke theksuar se bojkotet janë një mjet efektiv për të ushtruar presion mbi ata që janë në pushtet. “Bojkoti i Punëtorëve të Filmit për Palestinën nuk synon individë, por vetëm institucionet që mbështesin gjenocidin”, tha Einbinder, duke shtuar se kishte miq në Gaza që punonin si mjekë në vijën e parë.
Një tjetër moment i fuqishëm ishte kur aktori spanjoll Javier Bardem u shfaq në tapetin e kuq me një shallë dhe tha: “Nuk mund të punoj me ata që mbështesin gjenocidin.” Ai gjithashtu paralajmëroi se nuk do të punonte më me kompani që nuk e dënojnë këtë veprim.
Nisma “Artists4Ceasefire”, që ka qenë e pranishme në ngjarje si çmimet Oscar dhe Emmy, ka për qëllim bashkimin e zërave të të famshmëve për të forcuar thirrjen globale për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndihmë humanitare për civilët në Gaza.