Mon, Sep 15, 2025

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev bie vetëm në finale

  • PublishedSeptember 15, 2025

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev bie vetëm në finale

Çermen Valiev del me medalje të argjendtë nga Botërori i Mundjes që zhvillohet në Kroaci. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ra vetëm në finale, me japonezin Takashai që fitoi 8-2, në peshën 74kg.

Gjithsesi, medalja e argjendtë për vendin tonë mbetet një arritje mjaft e rëndësishme, për më tepër që bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë.

Sa i takon rrugëtimit, Valiev bëri gjithçka mirë fillimisht ndaj mundësit nga Mongolia, Erdenabat, duke marrë një sukses 12-2.

Më pas, ai eleminoi mundësin që përfaqëson Belgjikën, Ibragim Veliev.

Në çerekfinale gjërat filluan të komplikoheshin, por Valiev ia doli edhe ndaj amerikanit Devid Aron, duke e mposhtur këtë të fundit 7-5.

Rusi Sidakov ishte pengesa e gjysmëfinalës, por 27-vjeçari e mundi me shifrat 6-4.

Kujtojmë Valiev mbahet mend edhe për faktin se i siguronte Shqipërisë medalje Olimpike, për herë të parë në historinë e vendit tonë.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net