Mon, Sep 15, 2025

VIDEO/ Manaj “rrëmben skenën” në Championsin e Azisë, dopietë me Al Sharjah

  • PublishedSeptember 15, 2025

VIDEO/ Manaj “rrëmben skenën” në Championsin e Azisë, dopietë me Al Sharjah

Rei Manaj ishte protagonist me Al Sharjah në fitoren 4-3 ndaj Al Gharafa, takim ky i vlefshëm për Champions League e Azisë.

Sulmuesi kuqezi realizoi dy gola, duke dhënë një kontribut të çmuar në triumfin e ekipit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Penalltia e Manaj u prit nga portiere, por në topin e kthyer, ai nuk fali, duke dërguar sferën në rrjetë. Goli tjetër i tij ishte për panoramë. 28-vjeçari me saktësi kirurgjikale, shënoi nga goditja e dënimit.

 

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net