Tue, Sep 16, 2025

Deklarata “bombë” në TikTok, Eva Murati: Rashë në kurth!

  • PublishedSeptember 16, 2025

Deklarata “bombë” në TikTok, Eva Murati: Rashë në kurth!

Ekskluzivisht për “Live From Tirana”, nga Ronaldo Sharka, vjen reagimi i moderatorës sportive Eva Murati pas dasmës së ish-it të saj, Genar Topallit, me prezantuesen Cindy Marina. Dasma e çiftit, e zhvilluar në Romë, ka qenë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit, për atmosferën përrallore dhe luksin e ceremonisë. Pamjet e festës u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur debate të shumta.

Dje, Eva reagoi me një koment në një video në TikTok, ku u shpreh:

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”

Sot, Eva shtoi një deklaratë të re, duke shpjeguar arsyen e reagimit të saj:

“Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë, dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme.

Fatkeqësisht dhe pa dashje u bëra pjesë e një telenovele, që realisht nuk dua të jem pjesë.

Jete të lumtur për të gjithë.”- shkruante ajo.