Tue, Sep 16, 2025

Ish-mbrojtësi i njohur thotë mjaft, largohet nga futbolli i luajtur

  • PublishedSeptember 16, 2025

Ish-mbrojtësi i njohur thotë mjaft, largohet nga futbolli i luajtur

Samuel Umtiti thotë mjaft. Ish-mbrojtësi i njohur i Francës ka vendour që të largohet nga futbolli në moshën 31-vjeçare.

“Pas një karriere intensive, me shumë ulje-ngritje, ka ardhur koha të them lamtumirë. Dhashë gjithçka nga vetja dhe nuk pendohem për asgjë.

Dua të falënderoj të gjitha klubet, presidentët, trajnerët dhe shokët e skuadrës me të cilët kam punuar,” shkroi Umtiti.

Umtiti ka luajtur për Lyon, Lecce dhe Barcelona. Me Francën, ai numëron 31 ndeshje.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net