Ora “Richard Mille” i hap telashe! Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës
Reperi i njohur Mozzik është ndaluar mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Prishtinës. Sipas burimeve të IndeksOnline, ai është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Shkaku i ndalimit lidhet me dyshime mbi prejardhjen e dy orëve luksoze që ai kishte me vete, të cilat kanë vlera të jashtëzakonshme financiare. Vetëm disa orë para arrestimit, Mozzik kishte publikuar në rrjete sociale një foto me një orë të markës së njohur Richard Mille, duke treguar se ia kishte bërë vetes dhuratë për 30 vjetorin e lindjes qe eshte ne ditët në vijim.
Njëra prej orëve, sipas raportimeve, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali, e kombinuar me një rrip të bardhë elegant, duke e bërë atë një nga modelet më të veçanta të markës. Çmimi i saj kap shifrën deri në 1.5 milionë euro, shumë kjo që ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e blerjes dhe deklarimit të saj në doganë. Nuk dihet nëse Mozzik ishte vetëm apo me vëllain dhe të dashuren me të cilët udheton shpesh.
Aktualisht nuk dihet nëse reperi do të lirohet pas 24 orëve apo do të përballet me masa të tjera ligjore.
Pritet që nëse oret ne vijim të ketë më shumë informacion mbi këtë ngjarje.