Tue, Sep 16, 2025

Tronditje për kampionin shqiptar të botës në peshëngritje, Briken Calja humb njeriun më të shtrenjtë

  • PublishedSeptember 16, 2025

Tronditje për kampionin shqiptar të botës në peshëngritje, Briken Calja humb njeriun më të shtrenjtë

Ai i ka dhënë Shqipërisë lavdi në arenën ndërkombëtare të sportit, duke e ngjitur flamurin kuqezi në majat më të larta të podiumeve botërore. Por sot,jeta është treguar e pamëshirshme me kampionin e botës në peshëngritje, Briken Calja,i cili ka pësuar një nga humbjet më të rënda personale.Mesnatën e fundit ka ndërruar jetë nëna e tij e dashur.Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë sportisti nga Shtërmeni i bashkisë së Cërrikut,përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook,ku ka ndarë edhe fotografinë e nënës së tij,një figurë që për të ka qenë frymëzim, mbështetje dhe forcë në çdo sfidë të jetës.

Shpirti im, engjëlli im, mami… do të më mungosh përjetë ka shkruar Calja .Peshëngritësi i ekipit kombëtar të Shqipërisë Briken Calja u shpall kampion bote në vitin 2021 në peshën deri në 73 kg,në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes të zhvilluar në Uzbekistan.Ai arriti të triumfojë kundër rivalëve më të fortë, përfshirë edhe sportistin nga Tajlanda, duke siguruar medaljen e artë në stilin e shkëputjes dhe dy medalje të argjendta në shtytje dhe dygarësh një sukses historik për sportin shqiptar. Sot,ky sportist i jashtëzakonshëm që na ka bërë krenarë me përkushtimin dhe disiplinën e tij, përballet me dhimbjen më të madhe njerëzore.

Në këtë moment zie dhe trishtimi, zemrat e të gjithë shqiptarëve janë pranë tij.Ngushëllime të sinqerta kampionit tonë dhe familjes Calja për këtë humbje të pazëvendësueshme.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net