Tue, Sep 16, 2025

Zyrtare: Justin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G kryesojnë Coachella 2026

  • PublishedSeptember 16, 2025

Zyrtare: Justin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G kryesojnë Coachella 2026

Festivali ikonë Coachella ka zbuluar listën e artistëve për edicionin e vitit 2026, që do të mbahet në Indio, Kaliforni, gjatë fundjavave të 10–12 prill dhe 17–19 prill.

Artistët kryesorë të këtij viti do të jenë Sabrina Carpenter, Justin Bieber dhe Karol G.

Carpenter, 26 vjeç, do të hapë festivalin më 10 dhe 17 prill. Ajo kthehet si kryesuese pas suksesit të këngës “Espresso” dhe publikimit të albumit të saj të fundit “Man’s Best Friend”. Justin Bieber, 31 vjeç, do të performojë më 11 dhe 18 prill, duke sjellë këngët nga albumet e tij të reja “Swag” dhe “Swag II”. Ndërsa Karol G, fituese e një çmimi Grammy në vitin 2024, do të ngjitet në skenë më 12 dhe 19 prill, pas albumit të saj të fundit “Tropicoqueta”.

Përveç emrave kryesorë, line-up përfshin edhe artistë si: The Strokes, Nine Inch Noize, David Byrne, Iggy Pop, Addison Rae, Sexyy Redd, Teddy Swims, Moby, Kaskade, Major Lazer, FKA Twigs, PinkPantheress, BIGBANG, the xx, KATSEYE, SOMBR dhe shumë të tjerë.

Biletat do të dalin në shitje të premten, më 19 shtator, në orën 11:00 të mëngjesit me orën lokale. Organizatorët kanë bërë thirrje për regjistrim të hershëm për të pasur akses të garantuar.

Coachella mbetet një nga festivalet më të rëndësishëm të muzikës në botë, ku çdo vit debutojnë artistë të rinj dhe rikthehen yje të mëdhenj për performanca spektakolare në shkretëtirën kaliforniane.