Arrestimi për orën dhe borxhet ndaj ATK-së? Reagon Mozzik
Reperi i njohur, Mozzik, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan së fundmi në media për një arrestim të mundshëm dhe një borxh ndaj Administratës Tatimore të Kosovës. Në një deklaratë të bërë publikisht, artisti i ka cilësuar këto raportime si “rrena dhe shpifje”, duke theksuar se informacionet e përhapura nuk janë të vërteta.
Mozzik bëri të ditur se tashmë ka dhënë deklaratë zyrtare, në praninë e avokatit të tij, Arianit Koci, lidhur me çështjen e orës së dorës të markës Richard Mille, e cila sipas tij ishte arsyeja e përmendjes së tij në media mbrëmjen e kaluar.
Ai shtoi më tej se sulme të tilla i përballon me qetësi dhe nuk i japin peshë të panevojshme.
“Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje,” shkroi artisti, me emrin e tij të plotë Gramoz Aliu.
“Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin – dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë,” theksoi Mozzik, duke shtuar se i dëshiron suksese të gjithëve, madje edhe atyre që, sipas tij, kanë shkruar keq për të.
Pra, sipas Mozzik as arrestim nuk ka ndodhur e as aludimet per borxhe nuk jane te verteta!