Wed, Sep 17, 2025

Benfika shkarkon trajnerin, projektohet rikthimi i Jose Mourinho-s

  • PublishedSeptember 17, 2025

Benfika shkarkon trajnerin, projektohet rikthimi i Jose Mourinho-s

Disfata e rëndë përballë Karabak, për më tepër me përmbysje, vulosi përfundimisht fatin e trajnerit Bruno Lage. Për të bërë publike vendimin për shkarkimin e tij ka menduar presidenti i klubit, Rui Costa:

“Dua t’iu njoftoj se kemi gjetur akordin me Bruno Lage për të mbyllur aventurën e tij në krye të Benfikës. Sa i përket trajnerit të ri, do të mundohemi të jetë në pankinë përpara së shtunës”, u shpreh Rui Costa.

Në Portugali janë të bindur, mungon vetëm firma, por trajneri i ri i Benfikës do të jetë Jose Mourinho. Në këtë mënyrë, pas 25 vitesh, Mourinho rikthehet aty ku e nisi karrierën, te Benfika.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net