“Inekzistente”, penalltia e dytë e Realit “tërbon” trajnerin e Marseille
Edhe pse bëri një lojë për t’u duartrokitur, Marseille pësoi disfatë 2-1 në Champions ndaj Real Madrid. Tekniku i ekipit francez, De Zerbi, në konferencën pas ndeshjes u shpreh se penalltia e dytë e madrilenëve ishte inekzistente.
“Penalltia e dytë? Nuk ka justifikim. Penallti e turpshme. Të njëjtën gjë do të kisha thënë edhe nëse do të ishte në favorin tonë. Nuk është penallti ajo.
Pas ndeshjes me Real Sociedad të gjithë flisnin për padrejtësinë që iu bë Real Madrid, ndërsa tani…”, tha De Zerbi.

© BalkanWeb