Wed, Sep 17, 2025

“Mjaft me këto ndeshje”, Tudor nuk feston plotësisht, reagon edhe Vlahovic

  • PublishedSeptember 17, 2025

“Mjaft me këto ndeshje”, Tudor nuk feston plotësisht, reagon edhe Vlahovic

Një X-s i çmendur, një barazim 4-4, është pa diskutim një sfidë e bukur për tifozët e futbollit, por jo për një trajner, fakt që e pranoi edhe Igor Tudor, me teknikun e Juves që shpreson se kjo gjë të përfundojë sa më shpejt, në sytë e tij nuk është normale që një ekip të pësojë 7 gola në 2 ndeshje:

“Mjaft me këto ndeshje. Është e vërtetë që kemi zemër, që kemi një stol të mirë. Kur sulmojmë jemi të rrezikshëm, por pas kemi probleme, pësojmë gola me lehtësi, nuk duhet të pësojmë gola të tillë, lehtësisht të evitueshëm. Gjithsesi jam i lumtur, nuk është e lehtë të luash dy ndeshje të tilla brenda pak ditësh, i bëj komplimente djemve”, u shpreh Tudor pas ndeshjes.

Me 2 gola dhe 1 assist në pak minuta, Dusan Vlahovic ishte pa diskutim lojtari i ndeshjes. Për sulmuesin serb ka pak rëndësi nëse e nis si titullar apo nga pankina: “I takon trajnerit të vendos se kush luan. Unë jam në dispozicion. Për mua ka pak rëndësi nëse e nis nga stoli apo si titullar, e rëndësishme është të shënojë. Jemi një skuadër e re, me lojtarë të fortë, por duhet të luajmë më mirë, t’i mbyllim ndeshjet më shpejt”, theksoi Vlahovic pas ndeshjes.

I kënaqur me pikët e marrë në Torino u shfaq trajneri Kovac, por sigurisht jo plotësisht pasi Juve realizoi dy gola në shtesë: “Ishte një ndeshje me dy fytyra, por me të vërtetë ekipi bëri një paraqitje fantastike kundër një ekipi të shkëlqyer. Luajtëm shumë mirë dhe jam i kënaqur, edhe pse pësuan dy gola në fund”, theksoi Kovac.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net