Alaudini dhe Olsa “zbulojnë” kandidatët e përzgjedhur për BBVK: Sa të mirë janë!
Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, ka publikuar së fundmi në InstaStory një postim ngacmues lidhur me sezonin e katërt të Big Brother VIP Kosova, duke nxitur dyshime se përgatitjet për spektaklin më të madh televiziv në Kosovë tashmë kanë nisur seriozisht.
Postimin e Hamitit e ka shpërndarë edhe producentja e këtij formati, Olsa Muhameti, duke shtuar një koment të shkurtër: “Sa të mirë janë”, që sipas ndjekësve është një sinjal i mundshëm për kandidatët që pritet të jenë pjesë e edicionit të ri. Kjo ka rritur kuriozitetin dhe pritshmërinë për banorët e rinj, të cilët ende nuk janë zbuluar.
Kjo nuk është hera e parë që Hamiti dhe Muhameti ngacmojnë publikun për BBVK4. Postimet e tyre të vazhdueshme kanë bërë që fansat të mbeten në ankth dhe të spekulojnë mbi dinamikat e edicionit të ri. Çdo detaj, qoftë një fotografi apo një koment i vogël, interpretohet si një shenjë për kandidatët ose zhvillimet që do të shohim brenda shtëpisë.
Pritshmëritë për sezonin e ri janë të larta, duke marrë parasysh suksesin e edicioneve të mëparshme dhe interesin që ky format ka fituar në Kosovë. Ndërkohë, publiku mbetet në pritje të njoftimit zyrtar për fillimin e Big Brother VIP Kosova 4, që pritet të sjellë surpriza, drama dhe shumë momente të paparashikueshme.