Thu, Sep 18, 2025

Colin Farrell pranon hapur tërheqjen ndaj Margot Robbie

  • PublishedSeptember 18, 2025

Colin Farrell pranon hapur tërheqjen ndaj Margot Robbie

Aktori i njohur irlandez, Colin Farrell, ka bërë një deklaratë të sinqertë që ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë. Gjatë një interviste në emisionin “Late Night with Seth Meyers”, ai pranoi se është i tërhequr nga kolegia e tij Margot Robbie, me të cilën ka xhiruar filmin e ri A Big Bold Beautiful Journey.

Farrell rrëfeu se e takoi për herë të parë gjatë xhirimeve dhe mbeti i mahnitur nga personaliteti i saj. “Gjatë viteve kam dëgjuar shumë për të, si nga burra ashtu edhe nga gra, dhe të gjithë thoshin sa e jashtëzakonshme është Margot. Është e sjellshme, qesharake dhe një partnere e shkëlqyer në punë,” – tha ai, duke shtuar me humor: “Po, kjo më entuziazmon gjithmonë… pa dyshim.”

Margot Robbie iu përgjigj me shaka, duke i thënë se i detyrohej 20 dollarë për çdo kompliment që i bënte. Ajo vetë nuk kurseu fjalët e mira për Farrell, duke e cilësuar si një aktor shumë të talentuar dhe duke shtuar se kishte dëgjuar vetëm komente pozitive për të nga miqtë e saj.

Megjithatë, ky flirt i ëmbël në ekranin televiziv mbetet vetëm në kufijtë e humorit. Margot Robbie është e martuar me producentin Tom Ackerley, me të cilin ka një djalë. Nga ana tjetër, Farrell nuk ka qenë kurrë i martuar, por është baba i një djali, James, nga lidhja e tij me ish-partneren Kim Bordenave.

Deklaratat e tij të hapura sollën buzëqeshje, duke treguar një anë më njerëzore e të sinqertë të një prej aktorëve më të pëlqyer të kinemasë.