Foto/ Ky është i dashuri i Agnesa Vuthajt?
Modelja e njohur shqiptare Agnesa Vuthaj ka vendosur të ndajë një pjesë të jetës së saj personale me publikun. Në një intervistë të fundit në emisionin “Se luan topi” në Top Channel, ish-Miss Kosova konfirmoi për herë të parë se është e dashuruar.
Për një figurë që gjithmonë ka preferuar të mbajë larg vëmendjes mediatike jetën sentimentale, kjo deklaratë është parë si një hap i rrallë dhe i veçantë. Edhe pse Agnesa nuk zbuloi identitetin e partnerit të saj, mediat rozë nuk vonuan me detajet.
Sipas portalit ‘Demantim News’, personi që i ka rrëmbyer zemrën ish-misit është një biznesmen nga Drenica, i identifikuar me inicialet B.A. Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se ai është aktiv në menaxhimin e disa bizneseve në Kosovë dhe nuk ka asnjë lidhje me botën e showbiz-it apo artit.
Fotot e publikuara së fundmi e paraqesin B.A si një figurë diskrete, larg rrjeteve sociale dhe syrit të publikut, duke reflektuar ndoshta të njëjtën qasje që Agnesa ka pasur vetë ndër vite.
Në një kohë kur lidhjet publike janë shpesh në qendër të spekulimeve dhe vëmendjes virtuale, ky çift duket se ka zgjedhur të ndërtojë një raport të bazuar në privatësi dhe respekt të ndërsjellë.
Presim lajme të reja nga çifti, mbase një dasmë së shpejti pse jo…