Mou i premton titullin Benfikës, por klauzola në kontratë bën zhurmë
Jose Mourinho u rikthye në Portugali, aty ku nisi gjithçka, te Benfika, duke firmosur një kontratë të vlefshme deri në 2027, por interesant është përfshirja e një klauzole largimi e cila e lejon klubin të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin një javë përpara përfundimit të këtij sezoni, kjo jo për arsye sportive, por politike.
Klubi i Benfikës është përpara zgjedhjeve për president dhe Rui Costa është një prej kandidatëve që kërkon një tjetër mandat. Rui Costa luajti fuqishëm edhe kartën Mourinho, por në rast se nuk rizgjidhet, presidenti i ri ka mundësi të largojë Mourinho-n përpara fundit të kontratës.
Pikërisht në krah të presidentit, Jose Mourinho u prezantua zyrtarisht përpara mediave duke i premtuar tifozëve titullin: “Në këto momente, e vetmja gjë që mund të premtoj është që realisht besoj se Benfika i ka të gjithë kushtet për të fituar kampionatin. Kemi humbur 2 pikë, do të humbasim sërish gjatë kampionatit, shpresoj që jo, por Benfika ka shumë potencial në dhomat e zhveshjes për të fituar kampionatin. Nuk e fsheh këtë, as nuk e premtoj, por jam i bindur dhe duhet të shpallemi kampion”, u shpreh Jose Mourinho.
()
© BalkanWeb